’21 janari’, Rama shpall të vrarët ”Dëshmorë të Atdheut”

Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur ”Dëshmorë të Atdheut” të vrarët e 21 janarit 10 vite më parë.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj nga sot janë ”Dëshmorë të Atdheut”, teksa Rama mban ceremoninë përkujtimore me familjarët e viktimave.

10 vite më parë ’21 janari’ u shënua si një nga ditët më të errëta të 30 viteve të fundit pasi gjatë një proteste të dhunshme u vranë 4 protestues që kishin dalë para kryeministrisë. Ndërkohë vetëm dje Policia kërkoi sërish rihapjen e hetimeve, në rastin konkret për Aleks Nikën vrasja e të cilit ka mbetur pa autor.

Prej vitesh projekt-ligji për t’i shpallur 4 viktimat e ’21 janarit’ ka qarkulluar, por qeveria aktuale po e bën 10 vite nga tragjedia dhe 3 muaj para zgjedhjeve.

STATUSI NGA EDI RAMA

Kryeministria – Shpallja e të vrarëve të 21 janarit “Dëshmorë të Atdheut” dhe reflektimi i tragjedisë në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë, si edhe marrëdhëniet e qeverisë me protestën në rrugën e forcimit të demokracisë…


0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments