Rama së bashku me Manastirliun vizitojnë depon farmaceutike të vaksinave

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar ambientet e depos farmaceutike në QSUT dhe ISHP.

Rama është shprehur se depot janë sipas standardeve të Bashkimit Europian, teksa ka ironizuar duke thënë se para se të vinte ai në qeveri, frigoriferët ishin për të ftohur mollë dhe dardha.

Ministrja Manastirliu theksoi se investimet janë bërë në kohë, ndërsa shtoi se kapacitetet tha se janë për të pritur 7 milion doza.

Biseda:

Rama: Një pyetja kam unë sikur të na kishte ndodhur kjo në kohën ku nuk kishim këtë depon çfarë do kishim bë.

Manastirliu: Do të ishte e vështirë sepse është punuar në kohë rekord për të vënë në punë firgoriferët dhe investimi për -20…

Rama: Me atë depo që ishte këtu vaksinat ishin në dorë të zotit. Atë magazinë, kishit një magazinë kooperativësh për të futur mollët dhe dardhët.

Manastiliu: Tani kemi kapacitet për 7 milion doza.

“Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer?

*me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim truajtjen e vaksinave” shkruan Rama në postimin e tij.

Screenshot_17.png
Screenshot_19.png
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments