SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Ndryshimet në Qeveri/ Vihet Lena të punojë në sektorin e Prenës.

Nga Ilir Kalemaj

Ndryshimet qeveritare na tregojnë disa gjëra:

1. Në republikën ekzekutive që kemi, kryeministri nuk është një primus inter partes sic duhej të ishte në një republikë parlamentare apo sic ishte krijuar tradita me ministra politikë dhe të fortë por qeveris si kryeministër me zv.ministra.

2. Pavarësisht qarkullimit kryesisht të të njëjtëve emra, metodologjia e pëzgjedhjeve të ministrave nuk është as elektorale dhe as teknike/profesionale. Kjo vlen edhe për nivelet e dyta, të treta dhe me radhë në administratë ku kriteri profesional edhe kur ndodh që merret parasysh, vihet Lena të punojë në sektorin e Prenës.

3. Promovimi i figurave anonime për t’i kthyer domosdoshmërisht në politikë, tregoi që ishte një investim i gabuar dhe nuk u përkthye as në hapje ndaj ekspertizës apo shoqërisë civile por as vlejti për të kultivuar lidership politik.

4. Qarkullimi i elitave ka ngelur në vend-numëro qysh nga koha e Nemces dhe rrotullohemi rreth emrave që nuk sjellin asnjë vlerë të shtuar, as në produkt, as në ide dhe as në imazh.

5. Një vend normal duhet të bëj fushatë 3 muaj dhe të qeveriset katër vjet, këtejpari jemi në fushatë permanente ku më shumë lidershipi politik i vendit qëndron para kamerave se para tavolinës së zyrës.

6. Komentet e ambasadorëve dhe për ndryshime rutinë qeveritare, tregon se jemi ende republikë bananesh. E paprecedentë jo vetëm për vende të BE-së por edhe ballkanike, madje madje edhe afrikane.

7. Si gjithmonë konsumojmë shumë më tepër politikë se c’prodhojmë sepse në një vend me shkretëtirë idesh dhe pak cështje që vlen të debatosh realisht dhe profesionalisht në aeralin publik, ngelet vec thashethemnaja mbi individë pa emër dhe pa zë që vec i bëjnë fresk egos së tejfryrë të të parit të qoshes.

windows 8.1 enterprise kaufen
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?