Politike

Basha: Politika në Shqipëri e Kosovë të mbështesë njëzëri luftën e UÇK!

Kreu u PD Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë blu kreun në detyrë të PDK Enver Hoxhaj, me të cilin kanë diskutuar temat e aktualitetit në dy vendet dhe kanë bërë një thirrje të përbashkët: Diplomacia shqiptare të jetë në mbështetje të Kosovës.

“Diplomacia shqiptare duhet të jetë në mbështetje të Kosovës. Unë dhe PD e kemi garantuar se sot dhe pas 25 prillit do të japim kontributin tonë në mbështetje të interesave të Kosovës. Nuk do të jetë vetëm çështje protokollesh, por do të jetë dhe procesi i përballjes në Gjykatën Speciale. Një proces që nuk do lejohet të kthehet në proces gjykimi ndaj Kosovës dhe luftës së saj”, tha Basha ndër të tjera.

Edhe kreu në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje që  të gjithë shqiptarët kudo janë të bëhen një në këto ditë të vështira për Kosovën.

“Ne mendojmë që faktori politik në Shqipëri duhet t’i japë mbështetje sa më të madhe shokëve tanë në Hagë. Shqiptarët kudo që jetojnë duhet të jenë unik në raport me këtë temë sepse lufta e drejtës e UÇK-së është themel i Pavarësisë sonë”, u shpreh Hoxhaj ndër të tjera.

windows 8.1 pro kaufen
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?