Durrës, LSI/ Shqipëria, vendi i parë në Europë për pastrimin e parave

Aktualitet Politike

Ka reaguar dhe LSI në Durrës, përmes anëtares së Kryesisë, Berinda Bulku, thotë se Shqipëria është vendi i parë në Europë për pastrimin e parave.

Berinda Bulku shprehet se “Shqipëria tashmë është përfshirë në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, ose siç njihet ndryshe në “listën gri” nga Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7 për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.
Përfshirja në këtë listë do të thotë që vendi konsiderohet me rrezik të lartë, dhe kjo ka pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e një shteti“.

Shqipëria, vendi i parë në Europë për pastrimin e parave

Shqipëria tashmë është përfshirë në listën e vendeve nën monitorim të shtuar, ose siç njihet ndryshe në “listën gri” nga Task Forca e Veprimit Financiar, një organizatë ndërqeveritare e themeluar me iniciativën e G7 për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.
Përfshirja në këtë listë do të thotë që vendi konsiderohet me rrezik të lartë, dhe kjo ka pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e një shteti.
Deri në ardhjen e qeverisë së “rilindjes” Shqipëria do të dilte nga lista gri, një vlerësim ky që në atë kohë ishte mjaft pozitiv.
Në 2015-ën Shqipërisë iu dha pesë vjet kohë që të adresonte problemet për të dalë përfundimisht nga zona e rrezikut.
Por, në raportin e 2018-s, Shqipëria hyri në listën e vendeve që do t’i nënshtroheshin një ndjekjeje apo monitorimi të zgjeruar nga ana e Moneyval për shkak të dobësive që u konstatuan në raportin e fundit të lidhur me masat ndaj parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër terrorizmit.
Sipas konkluzioneve të raportit:
“korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe seriozisht dëmton funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale. Autoritetet janë të vetëdijshëm për rreziqet nga korrupsioni, por zbatimi i ligjit deri më tani ka pasur një vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin e lidhura me pastrimin e parave. Korrupsioni mbizotëron në vend”.
Raporti thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme, ndërtime dhe kompanive tregtare.
Niveli i lartë i ekonomisë informale, e kombinuar me përhapjen e lartë të “cash”, përbën një rrezik për pastrim parash. Ndërtimi ishte sektori më me risk për pastrimin e parave, sipas raportit që u publikua në dhjetor 2018.
Dhe kjo shpjegon edhe ndërtimet e shumta në Durrës dhe Tiranë.
Shqipëria kishte një vit kohë që të adresonte problemet, ose në një hap pas rrezikonte të hynte sërish në listën gri të vendeve që kanë rrezik të lartë të pastrimit të parave. Por duket se nuk u mor asnjë masë dhe Shqipëria vazhdoi edhe në 2019 – 2020 të kryesojë në Europë si djepi i pastrimit të parave.
Ky emër i keq që i është dhënë vendit tonë edhe në këtë aspekt ka autor “rilindjen.”
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do i sjellë dinjitetin që meriton Shqipërisë për ta bërë atë një vend dinjitoz europian.
Ndaj 25 prilli nuk është më vetëm një datë zgjedhjesh por një mision për Shqipërinë tonë.
Dhe ky mision kërkon kontributin e gjithësecilit prej nesh.


Berinda Bulku
Financë/Bankë
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës

microsoft lizenz kaufen