Balla: Në mandatin e tretë, do të investohet në periferi dhe fshatra

Aktualitet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba inspektuan ecurinë e punimeve në rrugën e fshatit Qukës Shkumbin në Prrenjas.

“Punët në bashkinë Prrenjas gjatë këtij viti, kanë qenë në nivelin më të lartë historik, do ta quaja, po të kemi parasysh numrin e madh të projekteve dhe vlerën e financimit.

Pas vëmendjes së plotë në qytetin e Prrenjasit, tashmë kemi zbritur në fshatra dhe siç e shikoni, po rikonstruktohet, jo vetëm rruga kryesore, por edhe rrugët e lagjeve. Kjo tashmë do të jetë një lagje qyteti, me një qendër fshati të sistemuar me stola, ambiente shlodhëse dhe kënd lojërash për fëmijë.

Objektivi ynë në mandatin e tretë është, që pasi kemi përfunduar qendrat e qyteteve, duhet të zhvendosemi në periferi dhe fshatra.

Dua t’u them banorëve, që vëmendja jonë është për njerëzit e zakonshëm, që nuk jetojnë në banaqet e darkës, apo divanhanet e darkës nëpër televizione e portale, por njerëzit që jetojnë në këto fshatra.
Dhe nëse do të krahasojmë punët që po bëjmë ne, me punët që bëheshin për qëllime elektorale, populli di ta bëjë mirë diferencën”, deklaroi Balla.