Çuçi ministër i Brendshëm, Kryemadhi: Rama nuk ka reflektuar

Politike

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar emërimin e Bledi Çuçit si ministri i ri i Brendshëm dhe emërimin e Milva Ekonomit si ministre e Bujqësisë.

Kryemadhi është shpehur se asnjë nga ata nuk përfaqëson as bazën e PS-së. Sipas Kryemadhit shkëputja e Ramës nga grupi i Rilindjes është i pamundur.

“Në të dyja rastet, përfaqësimi i socialistëve është inekzistent. Asnjë nga ata nuk përfaqëson as bazën e PS. Unë mendoja se do të kishte një reflektim të zotit Rama. Por shkëputja e tij nga grupi i Rilindjes është i pamundur. Ka të bëjë sjellja e policisë së shtetit, edhe ajo e punëtorëve apo pastrimit të rrugëve është e lidhur me sjelljen e kryeministrit,” tha Kryemadhi në ‘Top Talk’.