Rama: Vaksina anti-Covid do jetë falas, por jo e detyrueshme

Aktualitet

Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se pavarësisht se do të jetë falas, vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Por kryeministri, apeloi që të gjithë ta bëjnë atë kur të mbërrijë në vendin tonë.

“Mbani parasysh se kemi një front jashtëzakonisht sfidues me armikun e padukshëm dhe do të na duhet të financojmë vazhdimisht për vaksinimin. Nuk do të jetë e detyrueshme që qytetarët të vaksinohen. Vaksina do të jetë falas, por nuk do të jetë e detyrueshme. Unë do të doja që çda qytetar të vaksinohet”, u shpreh Rama, teksa foli dhe për buxhetin e 2021.

Më tej, Rama tha se familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në fund të pandemisë.

“Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë më në nevojë. Familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundimin të kësaj luftë me armikun e padukshëm”, shtoi kryeministri.