SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Kur Arqipeshkvi shqetësohet se u dogj një pemë…

Nga Sokrat Turtulli

Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune. Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? -deklaron George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit. pas protestave te organizuara nga te rinj per vrasjen se Klodian Rashes nga policia.


Taksat tona?

U kujtuat per taksat tona kur shikoni nje peme te djegur dhe 6 xhama te thyer qe e shumta e gjithe demtimeve te shkaktuara ne keto 5 dite nuk i kalon 100 mije euro? A e di ti, Imzot se, keta 100 mije euro i lene bakshish neper lokale dhe flene ne hotele me 900 euro nata? A e di ti, imzot qe, nje peme palme qe u bastarduan ne autostrade kushtonte 5 mije euro dhe qe u kalben te gjitha? A e di ti. imzot se. 1 km rruge ka shkuar 20 milion euro? A e di ti imzot se, bileta e avionit kushton me shtrenjte se ne cdo vend te europes dhe pse ti ske nga ta dish se bileten ta paguan Kisha? A e di ti shoku imzot se nafta ne kete vend eshte me e shtrenjta ne europe e me tej? A e di ti imzot se, ne kete vend taksat jane me te shtrenjtat ne rajon? A e di ti imzot qe, me taksat tona do paguajme cmendurine e kryeminsitrit te ketij vendi qe mbyll me dhune media? A e di ti imzot qe, vendi ku jetojme une dhe ti, njeri shqiptar qe jam une dhe tjetri Italian apo nga je ti se nuk e di, nuk ka ku ta gjeje kete te drejte sepse nuk funksionojne gjykatat qe japin drejtesi?

-Ku keni jetuar deri tani qe nuk keni reaguar, apo rrotulloheni gjithe diten brenda mureve te kishes? Apo reagoni vetem kur shikon qe del tym diku dhe thyhet nje xham pasi vriten njerez nga uniforma policie? Si nuk jeni bere njehere te gjithe bashke ju. kreret e besimeve fetare dhe te beni lutje qe kjo rini mos emigroje dyerve te botes, por ta ndertojne ketu te ardhmen e tyre? Si nuk ia keni bere njehere pyetjen vehtes suaj se, pse ikin e ikin nga ky vend e nuk kane te mbaruar brezat e shqiptareve drejt botes ku nuk i pret askush?! Apo kjo ju duket ceshtje politike dhe shfajesoheni me ate se feja nuk perzihet me politike? As kete nuk keni guxim ta thoni, pasi ne kemi pare te lebetitur sesi ambjente tuaja te brendshme jane hapur dhe lejuar per aktivitete politike dhe per kete zoti nuk ka per tu falur.

Nuk pame asnje reagim nga kreret e komunitetit mysliman, kur forca te policise te veshur me kapuc dhe maska te zeza ne fytyre, qellonin dhe hidhnin gaz lotjsellesh nga brenda ambjenteve te xhamise prane parlamentit. As kur keto forca policie te dhunshme i terhiqnin zvarre protestuesit dhe i fusnin ne ambjentet e xhamise duke keqtrajtuar burra, gra, femije e pleq protestuues. Nuk kemi pare kurre nje reagim te perbashket te perfaqesive fetare te reagojne per gjemen qe po i behet ketij populli nen regjim. E pra te dashur fetare, para se te shqetesoheni nje here te vetme per nje peme te djegur nga te rinj, do benit mire te luteshit qe kjo rini ta jepte energjine e saj ne vendin e tyre, Do donim te dilnit te kater perfaqesuesit fetar te kapur dore per dore ashtu sic beret edhe show-n ne mes te Parisit per vrasjen e gazetareve ku edhe aty bishtnaja politike iu fut ne mesin tuaj per te perfituar politikisht dhe te kerkonit paqe ne kete vend. Dhe paqja nuk besoj se nuk e dini sesi arrihet. Te kerkonit qe ky vend mos vidhet me.

Te kerkonit qe banda e politikes mos futi hundet tek vota duke e blere dhe injoruar popullin fukara me nje thes miell apo nje pako makarona. Do donim tju shikonim se bashku me syte lart duke u lutur qe Zoti te vere dore dhe drejtesi per kete popull dhe per kete vend.

Ja, kaq pak kerkojme nga ju qe te na rikthehet besimi ne zot!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?