Aktualitet

Shokon deputeti: Rama u ka dhënë para familjarëve të Klodian Rashës

Deputeti Kujtim Gjuzi bën një deklaratë të fortë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, 4 ditë më parë nga një efektiv i Shqiponjave. Sipas Gjuzit, kryeministri Rama ka dhënë para për të shkuar për ngushëllim në familjen Rasha.

“Konservatoret kane info te sigurta qe Edvin Kristaq Rama ka bere oferte finaciare famljareve per te shkuar si nje “pons pilat” per gjoja ngushellime (ditet ne vijim ju qytetare do te shikoni shperblimin finaciar te ofruar nga minjte e nje kryeministri qe quan “bastarde” protestuesit te rinj te indinjuar per humbjen e jetes te shokut te tyre dhe humbjen e shpreses ne kete vend te vraseve seriale te ministrave te diktatures dhe kryeministra te demokratures”, shkruan deputeti Kujtim Gjuzi.

Më tej, deputeti thotë se efektivi i Policisë që qëlloi Klodian Rashën ka qenë nën efektin e drogës.

Deklarata – Konservatoret kane informacion te sigurte dhe njoftojne opinjonin publik se:

1 – Punonjesi i policise se shtetit qe vrau te riun K.R me date 08.12.2020 ora 01:44 ka qene nen efektin e droges, per kete Prokuroria e pergjitheshme dhe Gjykata duhet te gjithe skuadres se pushkatimit t’u beje testin e droges dhe alkoholit

2 – I riu K.R i vrare pas shpine nga shteti dhe shtetaret e tij kriminele nuk kane qene ne kushtet e vetembrojtjes ekstreme por me pare se te vritej i riu K.R.  eshte rrahur dhe dhunuar barbarisht nga skuadra e pushkatimit te shtetit “junte ushtarake” e general Edvin Kristaq Gedaf Rama

3- Konservatoret kane info te sigurta qe Edvin Kristaq Rama ka bere oferte finaciare famljareve per te shkuar si nje  “pons pilat” per gjoja ngushellime ( ditet ne vijim ju qytetare do te shikoni shperblimin finaciar te ofruar nga minjte e nje kryeministri qe quan “bastarde” protestuesit te rinj te indinjuar per humbjen e jetes te shokut te tyre dhe humbjen e shpreses ne kete vend te vraseve seriale te ministrave te diktatures dhe kryeministra te demokratures

Akademia konservatore u shpreh ngushellimet me te sinqerta familjareve te viktimes ne vrasjen shtetnore ndodhur ne mesnaten e hijenave te rilindjes kriminale dt. 08.12.2020

Presidenca konservatore ka njoftuar zyrtarisht per detaje Ambasaden amerikane dhe BE ne: Tirane – Albania 12.12.2020  ora 08:33.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?