Stresi ultimatum Ardi Veliut: Dorëhiqu deri të dielën ose Tirana do të…

Aktualitet

Pas protestës së ditës së enjte, kur për ditën e dytë mijëra të rinj u mblodhën për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policise, dhe kur pamjet e forcave speciale që goditën me shkop gome dhe gjakosën një protestues, reperi i njohur me emrin e artit Stresi ka bërë një paralajmërim të fortë.

Në ditën e parë të protestës, ai u vetëquajt një nga organizatorët e saj. Pak orë më pas policia e shpalli në kërkim për shkak se protesta precipitoi në dhunë.

Në ditën e dytë të protestës, teksa ka publikuar videon ku policia gjakos të riun, ai thotë se protesta do vijojë dhe ka vendosur një ultimatum prej 72 orësh, për dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ndryshe, shprehet Stresi, do digjet Tirana.

Postimi i plotë i Stresit.
jam rebel i lindur nuk jam gojore. pergjegjsi man ardi veliu lleshi ka ik per tenderimin e uniformave Ardi veliu deri dielen ultimatium o do digjet tr 72 or te dielen darke do digjet tr do ikim dhe ne surrel po deshet kujdes ardi veliu ???? 72 ore ultimatum ose pyte fatmir xhafen???? Te dielen 00:00 do digjen karburantet . Sjam as me Pd As me Lsi -n jam me drejtesin po drejtesi nuk ka.

Image

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?