Bota

Skandali live në parlament, testi për COVID-19 rezulton pozitiv në Coca-Cola

AUSTRI

Sekretari i Përgjithshëm i partisë austriake FPÖ, Michael Schnedlitz ka denoncuar skandalin e testimeve në Austri me një shembull të thjeshtë live në Parlament.

Schnedlitz kishte me vete një gotë me pije freskuese Coca-Cola si dhe një test. Ai bëri testin tek pija dhe ajo rezultoi pozitive ndaj COVID-19.

Ai akuzon qeverinë se po shpërdoron miliona euro të taksapaguesëve për teste të tilla të cilat nuk kanë asnjë dobi pasi nuk nxjerrin rezultatin e vërtetë të COVID-19.

Po ashtu Schnedlitz thotë se qeveria në Austri po e përdor testimin masiv për të favorizuar industrinë farmaceutike duke i dhënë miliona euro për testime.

Austria një javë më parë vendosi të startojë testimin masiv të popullsisë ndaj COVID-19 për të rihapur vendin për festa.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania