Bie sistemi i Facebook-ut , bllokohen Instagram dhe Messenger

Bota

Sistemi i Facebook që kanë në pronësi Messenger, Instagram dhe whatsApp ka ndalur së funksionuari paraditen e sotme. Shumë përdorues në Shqipëri dhe në botë janë ankuar për mosfunksionimin e rrjeteve sociale.

Messenger ka shfaqur i pari probleme mëngjesin e sotëm, me shkëmbimin e mesazheve mes përdoruesve. Gjatë gjithë paradites së sotme ky i fundit kur përdoruesit provonin të dërgonin mesazhe ishte i bllokuar dhe shfaqte një mesazhin “connecting..” me ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë, në shtete të tjera raportohet se problemet kanë filluar rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm sipas Downdetector, me mijëra përdorues që ankoheshin për probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

Rreth 80% e njerëzve kanë thënë se nuk po merrnin mesazhe, ndërsa 20% po raportojnë probleme gjatë hyrjes.

Po ashtu, probleme ka dhe Instagram që vazhdimisht shfaq mesazhin “couldn’t refresh feed”. I vetmi nga aplikacionet në pronësi të Facebook që punon normalisht është WhatsApp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *