AktualitetPolitike

Brahimllari/ Thirrje pushtetit lokal në qarkun e Korçës: Duhen marrë masa që mos përseriten më permbytjet

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Endrit Ibrahimllari, ka reagur nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale mbi masat qe duhen marre ne lidhje me sezonin e reshjeve nga pushteti lokal ne rrethin e Korces, si dhe per ti paraprire me te keqes.

Postimi i z Brahimllari:

Sezoni i rreshjeve sapo ka filluar dhe qeveria e pushteti lokal ne qarkun e Korçes duhet te marrin masa me qellim qe te mos perseriten me permbytjet e vitit te shkuara, ku fusha te tera me te mbjella u permbyten duke shkaterruar fermerin vendas. Fermeret e fushes se Korçes nuk mund te perballojne me kete situate pasi ende nuk jane demshperblyer nga demet qe kane shkaktuar rreshjet e nje viti me pare.

U mashtruan nga qeveria por edhe nga pushteti vendor. Emergjente eshte pastrimi i çdo kanali kullues, kontrolli dhe funksionimi i hidrovoreve me qellim qe çdo situate e tille te menaxhohet ne funksion te fermerit vendas.#shqiperia_shtepia_juaj🇦🇱

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania