Analize

Për Halimin dhe gjithë Halimët e PD-së.

Nga Sokrat Turtulli

Halim, te pashe ne tv gjysem te lotuar duke u ankuar per gjemen qe te kishte ndodhur pas deres qe the se kishe trokitur. Sinqerisht me erdhi keq kur te degjova, por jo per zerin e dridhur gati ne perlotje, por per skenen qe krijove duke bere qe ti mbushje me gaz te gjithe antipedesitet e tanishem ose me sakte ata ish karrige ndenjesit e pushtetit.Halim, ti nuk kishe pse vije te trokisje tek dera e PD per nje inisiative qe the se doje te filloje.

Nje njeri qe kerkon te marri nje inisiative per te ndihmuar komunitetin ne aspektin e shendetesise ashtu sic deklarove, nuk ka nevoje te marri leje tek askush dhe as ti bjeri me force deres per te bere te ditur se : UNE DO DAL NE TERREN TE JAP NDIHMESEN TIME, POR KETE DUHET TA DINI DHE JU!

Halim, une nuk e besoj kurre se ti i ke kerkuar mendim apo thene me sakte i ke telefonuar Bashes per kete problem dhe ai nuk te ka pritur. Une nuk e besoj kurre se ka dere ne PD te jete e mbyllur saqe te deklarosh se i rashe me force dhe se brenda saj degjoja zera dhe nuk ma hapen. Ate seli e njoh me milimetra dhe te deklaroj me pergjegjesi se asnje dere brenda saj nuk eshte e mbyllur dhe aq me teper per ty. Edhe dera kur hyn per tek kryetari nuk ka celes o Halim. Mjafton te trokasesh tek paradhoma e tij per te bere te mundur takimin dhe shprehur shqetesimin tend. Por jo! Ti nuk ke vajtur aty per te kerkuar leje qe te beje nje te mire ne terren, por per ti rene deres fort se, pse nuk jam perzgjedhur une ne listen per deputet.

Nuk ka si ndodh ndryshe qe ti pergojon dhe ironizon edhe figura drejtuese te PD per kete rast. Pranoje Halim, pranoje se vajte per veten tende dhe interesin tend dhe jo per te marr viston e kalimit per te ndihmuar popullin. Nese do ishte kjo, e kishe te gjithe mundesine te hiqje xhaketen dhe te vishje bluzen e bardhe te mjekut dhe te rrjeshtoheshe krah kolegeve te tu qe po luftojne ne vijen e pare te frontit me covidin flame. Por jo, ti nuk e bere. Nuk e bere sepse nuk te la Basha apo Nishani? Prej tyre e kerkoje lejen per te veshur ate bluze te bardhe?!

Halim, a e di se une kam ne PD qe diten qe ajo eshte krijuar? A e di se nuk i jam ndare per asnje cast dhe pse nuk kam perfituar asgje prej saj? A e di sa jam kercenuar dhe care me thike ne qender votimi dhe voten se shita kurre? A e di se kam 30 vjet dere me dere duke trokitur per voten kur ti beje biznes tek biznesi jot? Nuk me thua sa here ke dale ne terren per te bere fushate apo kerkuar vote per PD pervecse kur e kerkoje per vete per tu bere kryetar bashkie dhe deputet? Pra ti ke dale vec dy here per veten tende, kurse une 30 here per gjithe demokratet perfshi dhe ata qe i beme me karrige te renda dhe qe sot e sulmojne PD nga cdo drejtim vetem e vetem pse nuk jane ata te paret dhe nuk kane ofiqe.

Halim, nuk e kuptoj se, cfare ke ti me shume se une qe kerkon me patjeter te jesh diku? E kam fjalen ne sferen politike dhe jo ate profesioniste. Cfare i ke dhene ti me shume se PD-se se une? Cfare i kane dhene me shume se une PD ata qe sot kane krijuar nga nje parti me fondet e droges se Rames qe te na leshoheni neve si ujqer? Cfare te keqe ju kemi bere ne demokratet e terrenit qe ju beme me emer dhe me poste ju qe ndryshoni vec karriget? Cfare mekati kemi bere qe te na e beni tani kete gje? Si nuk ju vjen pak keq per gjithe ata demokrate qe sot jane hedhur rrugeve dhe papune? Cfare faji ju kemi ne qe ju per interesat tuaja shiteni dhe bliheni tek tregu i droges? Halim, kur e them kete, nuk e them personalisht per ty, pasi akoma nuk e di nese edhe ti do krijosh parti te re, apo do i bashkohesh myslymeve, patozeve dhe hajdareve. E them per te gjithe ata funksionare qe moren cfare ju desh qefi nga PD dhe sot bredhin kazinove duke lare borxhet e tyre me thesin e mbushur nga Rama.

Halim, nuk jam takuar kurre me ty dhe pse kam trokitur ne cdo dere dhe kam takuar cdo demokrat dhe jo vetem per ti kerkuar voten per ty. Ndaj kam vetem nje lutje per ty: vish bluzen e bardhe dhe beje realitet ate qe kishe ne mendje te beje dhe qe nuk e bere pasi gjete deren mbyllur. Te siguroj se sapo te te shikojne njerezit qe ti ke dale vullnetar per ti ndihmuar per problemete shendetesore, te siguroj se keshtu dhe vetem keshtu i ke bere gjene me te mire PD dhe pa e ditur ajo. Ajo le mos te ta dije, pasi njerezit e dijne se ti je i saj dhe do kuptojne se nga i vjen kjo miresi.

A do ta besh kete, Halim?!

P.S. Me bukur se e thone fjalet e kesaj fotoje, nuk ka. Ate kerkojme te gjithe ne te besh. Ate qe ke deklaruar vete!

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania