Lajm i trishte: Covid-19 i merr jetën Kasem Hysenbelliut
Lajmi tragjik bëhet me dije mëngjesin e sotëm.
Vetë televizioni në pronësi të tij njofton lajmin e kobshëm, se biznesmeni i njohur ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, pas disa ditësh betejë me Covid-19. Ai po kurohej në Turqi.
Një mesazh të ndjerë për zotin Hysenbelliu ka shkruar dhe nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu, djali i vëllait të tij, Irfan Hysenbelliu, që është president i medias News 24. “Zemërthyer nga ky lajm. Gjithmonë do të kujtojë me buzëqeshjen tënde. Prehu në paqe xhaxhi”, shkruan Fatmir Hysenbelliu.
Më herët, Kasem Hysenbelliu ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanëeb dhe Gazeta Shqiptare. Gjithashtu, ai ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hysenbelliu, për humbjen e të shtrenjtit të tyre.