Kiço Londo lirohet nga detyra e drejtorit të Teatrit Eksperimental
Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo është liruar nga detyra.
Mësohet se në vend të tij është emëruar Altin Basha, i cili prej më shumë se 17 vite ka qenë regjisori i emisionit të humorit “Portokalli”.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”
Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI: 1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe