Ilir Meta prek me mesazhin për ndarjen nga jeta të Marko Bellos
President I republikës, një ndër njerëzit që ka bashkëpunuar edhe me gjatë me politikanin Marko Bello, ka reaguar që në mëngjes për largimin e parakohshëm dhe të papritur nga covid-19.
“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!
Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!” shkruan Presidenti në faqet zyrtare që në mëngjes.
Marko Bello, ka ndërruar jetë mesnatën e sotme në një spital në Turqi. Politikani 59 vjecar ka qenë ish-ministër i Integrimit në kohën kur kryeministër Fatos Nano. Diplomat dhe politikan, Marko Bello I dha shumë klasës politike shqiptare nga qetësia dhe mendimi I tij.