Lame: Kadastra në Vlorë nën presione kriminale

Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame deklaroi se ka patur presione kriminale në Kadastrën e Vlorës, gjë që ka sjellë dhe lëvizje të shumta tek drejtuesit e saj.

Gjatë një takimi në Korçë, Lame u shpreh:

Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizim”

Kadastra e Vlorës, vitin e fundit, është kthyer në një insitucion problematik dhe jo funksional, ku drejtuesit e saj ndërrohen çdo javë.

Në 10 muajt e fundit, Kadastra e Vlorës ka ndryshuar 8 drejtues, të cilët jepnin dorëheqjen vetëm pas disa ditësh ose javësh punë.

Viola Hima ishte rasti më ekstrem: ajo ndenji vetëm 3 ditë në punë, u emërua të premten, më 29 maj dhe u dorëhoq të hënën në 1 qershor.

Dorëheqjet mediat i kanë lidhur me çështjen e pronësisë së një zone në plazhin e Jalit, atje ku qeveria i ka dhënë kompanisë Soleil & Sea leje për ndërtimin e 3 komplekseve hotelerie si investim strategjik.

Pretendimi i pronësisë nga familja e Kristo Gjokës ka bërë që ndërtimi të bllokohet. Për këtë çështje ka patur disa vendime gjykatash, zbatimi dhe mos-zbatimi i të cilave ka përfshirë një pjesë të zyrtarëve të hipotekës së Vlorës në shpërdorim detyre. Vetë ish-drejtori hipotekës, Taulant Cenameti, është paditur nga familja Gjoka si i përfshirë në këtë çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *