Bota

Oksford: Ja sa zgjat imuniteti ndaj COVID-it pas një infektimi

Njerëzit të cilët janë rikuperuar nga COVID-19 nuk ka gjasa të infektohen përsëri brenda gjashtë muajve nga infeksioni i parë, sipas një studimi britanik të kryer mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Kërkimi është një lajm i mirë për më shumë se 51 milion njerëz që janë infektuar me virusin corona që nga fillimi i pandemisë, njoftuan shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit.

“Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të infektohen përsëri”, tha David Eyre, një profesor i Oksfordit dhe një nga autorët e studimit.

Rastet e rralla të ri-infektimit kanë ngritur shqetësime se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët e rikuperuar mund të infektohen shpejt.

Por rezultatet e këtij studimi të kryer mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj virusit corona, duke i bërë ata një grup me rrezik të lartë për infeksion, tregojnë se ri-infektimi është jashtëzakonisht i rrallë.

“Infeksioni COVID-19 mbron shumicën e njerëzve nga ri-infeksioni për të paktën gjashtë muaj,” tha Eyre.

“Ne nuk gjetëm një infeksion të ri simptomatik në asnjë prej subjekteve në të cilët u gjetën antitrupa,” shtoi ai.

Kërkimi zgjati 30 javë, midis prillit dhe nëntorit të këtij viti. Përfundimet nuk janë shqyrtuar ende nga shkencëtarë të tjerë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?