Dritan Kaba/ REFORMA NE DREJTESI DHE “MITRA” E INFEKTUAR QE E POLLI!
Per te kuptuar me qarte “fitoren” e sotme me zhdrejtesine te nje eksponenti, qe “ra” ne rrjeten e te ashtuquajtures OFL, e cila eshte ngritur si nje shplarese e elementeve kriminale dhe te ardhurave te tyre, po ju sjell disa fakte qe kane te bejne me kapjen e Drejtesise se “Re”.
“Reforma ne Drejtesi” po ka sjelle, jo kapjen e peshqve te medhenj, por rritjen e peshkaqeneve nen perkujdesjen e saj.
Asnje çeshtje e hapur per korrupsionin e frikshem qeveritar.
Asnje grup i denuar i drejtuar nga peshkaqenet.
Vetem lirime nga burgjet te eksponenteve te tyre. Zhberje te akuzave per korrupsion dhe dhjetra dosje qe rrine te fjetura.
Sot ne sistemin e drejtesise kemi te emeruar, ne çdo organizem te ri, vetem te punesuar nga Fondacioni Soros.
T’i marrim me radhe.
KLP drejtohet nga Gent Ibrahimi, i cili u soll si “ekspert” per Reformen ne Drejtesi nga Fondacioni Soros. Ai drejtonte prej kohesh nje OJF te financuar nga Soros. I propozuar ne KLP nga rrjeti i OJF-ve te drejtuar nga Fondacioni Soros.
KLGJ drejtohet nga Naureda Llagami, po ashtu e ardhur nga OJF e financuara nga Fondacioni Soros. Po ashtu edhe kjo eshte propozuar dhe ka fituar vendin ne KLGJ, e propozuar nga rrjeti i OJF-ve te Fondacionit Soros.
Inspektori i Larte i Drejtesise, Artur Metani, eshte po ashtu nje ish i punesuar i Fondacionit Soros.
Perjashtim ne kete renditje ben Prokurori i Pergjithshem Olsian Çela,ai ka nje lidhje tjeter, ate te prokurorit, qe hetoi dosjen e fabrikes se kokaines ne Xibrake. Dosje nga e cila shpetuan te gjithe drejtuesit e rrjetit dhe i vetmi qe u kap, Ermal Hoxha, u lirua para kohe nga burgu. Drejtuesit e rrjetit “shpetuan” çuditerisht pa u arrestuar duke i shmanguar drejtesise si me magji.
Nje fakt interasnt doja te sillja. Kur Olsian Çela u propozua si PP, ne mediat dhe rrjetet sociale si me “dore” u perhap nje lajm fake qe zotin Çela e bente nip te ish drejtuesit komunist te drejtesise komuniste. U permbyten rrjetet dhe mediat me kete fake news. Diten e neserme doli ne nje deklarate zoti Çela, ne te cilen hidhte poshte me nje buzeqeshje gati feminore fake news-in e pergatitur me kujdes. Dhe kishte te drejte. Stuhia ra menjehere. Ajo kishte bere detyren e saj. Kishte fshehur si me magji hetimin nga ana e Çeles, te “Çeshtjes Xibraka”.
Nje hetim i dekonspiruar ku u shpetuan te gjithe, veç njerit nga shqiptaret dhe dy kolumbianeve argate. Siç duket ka edhe perjashtime te domosdoshme.
Ndersa per SPAK dhe BKH nuk ia vlen fare te merremi se dihet se çfare jane. Rezultatet e tyre flasin qarte. Asnje çeshtje reale, megjithe denoncimet e shumta te korrupsionit galopant. Dosjet po bien nje nga nje. Çeshtjet po lihen zvarre, per t’i zene “pluhuri” i harreses. Me qe jeminketu dua te sjell nje rast flagrant para jush. Eshte çeshtja “Dvorani”. Presidenti i Republikes ka bere nje denoncim per shperdorim detyre per Dvoranin dhe disa funksionare te Ministrise se Drejtesise. Ende asnje perfundim nga ana e SPAK, kur çeshtja eshte e qarte dhe nuk ka asnje logjike juridike pse nuk ka nje perfundim te çeshtjes. Faktet bejne “muuu”!
Nuk po u hyj ketu denoncimeve te tjera per koncensionet, ligjet antikushtetuese te bera me vetedije, si ai i “Dividentit”, ku u shkel hapur Kushtetuta, procedurat parlamentare, per t’i dhene miliona euro oligarkeve apo hetimeve per grupet kriminale qe po zhbehen njera pas tjetres.
Ne filmim keni nje interviste te zhvilluar ne emisionin “Ingraham Angle” qe transmetohet ne Fox News, i cili renditet mes tre emisoneve televizive me te ndjekura ne SHBA. Ne interviste jane dy kandidate per prokurore qe flasin per nderhyrjen e Soros permes parave me shuma marramendese per te zgjedhur prokurore, te cilet jane te majte dhe njihen per qendrimet e tyre te theksuara politike dhe jepet nje pasqyre se çfare kane bere prokuroret e tjere te mbeshtetur nga Soros.
Se si ata kane ulur numrin e ndjekjeve penale ndaj krimit, ndaj trafikanteve te droges etj.
Te kthehemi ne Shqiperi. “Reforma ne Drejtesi” ose Sorosreforma eshte e deshtuar, kete pasyre jep edhe raporti i fundit i BERZH. Shqiperia ka tre vite pa Gjykate Kushtetuese dhe ka ne fuqi mbi 30 ligje qe kane te bejne direkt me korrupsionin qeveritar, ne fuqi.
Jane mbi 30 ligje antikushtetuese qe diktojne jeten ekonomike te vendit.
Jane mbi 30 ligje qe efekti i tyre financiar mbi Buxhetin e Shtetit dhe taksat e shqiptareve, mbi pronat publike dhe private, mbi konkurencen e ndershme dhe lirine e tregut rendojne ne rendin e miliardave euro dem ne kurriz te tyre, per perfitme te paligjshme dhe kriminale.
Jane mbi 30 ligje qe perbejne nje korpus te tere qe ndikon direkt mbi tregun e lire ne Shqiperi.
Jane mbi 30 ligje, qe Presidenti i Republikes z. Ilir Meta me te drejte i ka cilesuar si nje korrupsion te frikshem permes ligjberjes.
Jane mbi 30 ligje qe na e vertetojne kete.
Ndaj e ashtuquajtura “Reforme ne Drejtesi” ka sjelle kapjen e plote te shtetit permes ligjeve antikushtetuese.
Arsyeja eshte se “mitra” qe e polli eshte e infektuar keq. Shembujt nuk jane vetem ne Shqiperi, por edhe ne SHBA. Atje nuk mund ta zhbejne Kushtetuten si tek ne, por paguajne para per te kapur Drejtesine. Tek e ne e moren lire nen kontroll permes Sorosformes ne Drejtesi.
https://www.facebook.com/didkaba/videos/10218283630549990/?t=0