Vaksina anti-Covid/ Meta jep ‘okay-n’ për blerjen e 1.14 milion dozave për 4 milion dollarë

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta dekreton marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe Aleancës GAVI për blerjen e vaksinës anti-Covid COVAX (Covax Facility).

“Kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar.

Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i  mirëstudiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie.

Për këtë arsye, Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim”, shprehet Meta në njoftimin për dekretimin e marrëveshjes.

Kujtojmë se, Komisioni i Ligjeve ka votuar ditë më parë me shumicë votash marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria shqiptare me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 milion e 990 mijë dollarë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?