Rama i përgjigjet ashpër Bashës: Synon panikun

Aktualitet Politike

Me anë të një postimi ka reaguar ashpër Rama duke thënë se Basha synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet, duke e quajtur këtë një sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet.

Ndër të tjera Rama shkruan se spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon Basha dhe lufta vazhdon papushim.

“Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!

Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim,” shkruan Rama.