SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Presidenca i kthehet ashpër Ramës: O këlysh, o pis, dil në përballje me Metën

Kryeministri Edi Rama sot bëri një pyetje publike ku iu drejtua dhe presidentin të Shqipërisë, Ilir Meta, se pse votoi pro raportit të Dick Marty, në të cilin thuhej se vendin e quajtur “Shtëpia e Verdhë” në Mat ishte bërë transplant organesh nga UÇK mbi robërit serbë.

Ka ardhur menjëherë përgjigja e Presidencës, përmes këshilltarit të Metës, z.Tedi Blushi.

Me anë të një shënimi në facebook, Blushi i përgjigjet ashpër Ramës, duke e quajtur tradhëtar të Kombit shqiptar dhe fjalë të tjera fyese si këlysh apo pis.

Blushi në reagimin e tij zyrtar e fton Ramën që të marrë përgjigjen nga presidenti në një përballje sy më sy me të. Më tej ai i kujton Ramës procesin gjyqësor që hapi ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe mos-përballjen me këtë të fundit.

Screenshot_1.jpg
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?