La gruan për Fjolla Morinën, biznesmeni Syla/ Më ndryshoi jetën

Aktualitet

Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja Fjolla Morina bëri publike lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla. Dyshja kanë treguar se janë shumë të dashuruar dhe në prag të martesës.

Fjolla nuk i ka kursyer dedikimet romantike për partnerin në rrjete sociale, por së fundmi ka qenë ai i cili i ka kushtuar disa fjalë të ëmbla.

foto galeri

Fisniku ka ndarë një foto krahas partneres, duke shkruar: “Ndonjëherë dikush vjen në jetën tënde, kaq papritmas, ta rrëmben zemrën dhe të ndryshon jetën përgjithmonë!”