SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Kryemadhi : Votoni kundër këtij sekti që ka marrë peng Shqipërinë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë mesditë një takim me të rinjtë në Lezhë, prej ku iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë në zgjedhje më 25 prill dhe të votojnë kundër Edi Ramës.

Në fjalën e saj para të rinjve, Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai po tenton të shkatërrojë familjen shqiptare.

“Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, u shpreh kryetarja e LSI, ndërsa vijoi se edhe socialistët e ndershëm nuk do t’i pranojnë më mashtrimet e kryeministrit.

“Nuk ka socialist që do të pranojë mashtrimet e Edi Ramës dhe të Rilindjes. Nuk ka socialist që nuk do punë dhe pagë të mirë, që nuk do fëmijën e tij në shtëpi. Njerëzit janë të gjithë njësoj para Zotit e ligjit, por edhe para familjes së tyre. Beteja jonë është e përbashkët, me socialistët e ndershëm, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Lezha ka mundësi pafund, jo vetëm në turizëm, trashëgimi kulturore, bujqësi, por edhe në resurset kulturore. Unë nuk dua t’iu them që të votoni, sepse do thoni që erdhëm e kërkuam votën. Unë do iu kërkoj të zgjoheni, të ndryshoni, sepse vetëm kështu ne mund të garantojmë arsim cilësor, që garanton punësim të mirëpaguar.

Sot në Spitalin e Lezhës nuk mund të shtrohet një i sëmurë me Covid dhe pjesa më e madhe sëmuren nga paniku. Të gjithë janë në një terr informativ, por janë edhe peng i çmimeve të larta të ilaçeve. Jam e bindur që mjekët nuk do të marrin as pagat që iu takojnë. Duhet të ndryshojmë këtë sekt, që ka marrë peng Shqipërinë, traditën dhe historinë tonë, që jo vetëm kërkon ta tjetërsojë, por ta grabisë dhe zhdukë në mënyrë të tillë, që ne të mos ekzistojmë më. Rama bërtiste për mini-shengen dhe sot i çoi luftëtarët e UCK para gjykatës.

LSI ka një veti që mban fjalën dhe i ndihmon njerëzit. Ka qenë moto që në themelimin e saj. Sic kemi mbajtur njerëzit, të rinjtë e të rejat, ashtu do të mbajmë cdo shqiptar, që duke i zgjuar, duke iu ndryshuar atë mosbesim brenda vetes, që më 25 prill të shkojnë të votojnë kundër Edi Ramës dhe cdo segmenti të tij që kërkon të zhdukë të ardhmen të tuaj. Prandaj iu bëj thirrje: përfshihuni në vendimmarrje, në politikë, në ekonomi, kudo. Ky njeri kërkon të shkatërrojë familjet tona, por nuk ka për t’i shkatërruar kurrë. Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, tha Kryemadhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?