Nisma “Thurje” shkëput bashkëpunimin me Hajdarin

Aktualitet Politike

Nisma “Thurje” nuk do të ketë më bashkëpunim me deputeten Rudina Hajdari. Lajmin e bënë të ditur një nga aktivistët e nismës, Pano Sako, gjatë një lidhje me televizionin Euronews.

Ai tha se pas seancës së djeshme parlamentare, gjithcka ka ndryshuar. Ai ka falenderuar publikisht deputeten për ndihmën e madhe të dhënë për listat e hapura. Por theksoi se bashkëpunimi I të dy palëve kishte këtë qëllim, atë të hapjes së listave.

Ata e gjejnë veten jashtë procesit zgjedhor të 25 prillit 2021, pasi nuk u arrit në Kuvend të votoheshin ndryshimet për listat e hapura të deputetëve.

Kujtojmë se për Nismën “Thurje”, bashkëpunimin e tyre me Rudina Hajdarin, u investua edhe vetë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në disa dalje publike mbështetëse.