LSI i ka besuar Përparim Spahiut detyrën e kryetarit të kësaj partie për Tiranën.

Aktualitet Politike

Beteja elektorale e 25 prillit dhe fushata e Tiranës i është besuar pikërisht Spahiut, i cili ka drejtuar më parë fushata elektorale në qarqe të vështira të vendit. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se zgjedhjet parlamentare do të mbahen mend në memorien e shqiptarëve si fundi politik i një personi të rrezikshëm, duke nënkuptuar kryeministrin Rama. 

Spahiu i zgjedhur dy herë si deputet i LSI-së, e quajti 25 prillin, si një ditë referendumi popullor kundër asaj që e cilëson si regjim i Edi Ramës.

“Në nisje të kësaj detyre të re, ajo që premtoj është angazhimi im i pakufishëm që 25 Prilli të jetë një ditë referendumi popullor. Një referendum ku një sekt bie dhe një alternativë ngrihet. Një intrigë politike rrëzohet dhe një ditë e re lind për shqiptarët”, deklaroi Spahiu.

FJALA E PLOTE
“Ne fakt, nuk është moment falenderimi apo falenderimesh, është moment angazhimi maksimal për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ku ka rënë.

25 Prilli do të jetë fundi i një grupi kriminal që ka zaptuar vendin. Grup kriminal financiar, që ka abuzuar e vazhdon dhe abuzon, por dhe ka planifikuar të abuzoje në 10-15 vitet e ardhëshme me parat e taksapaguesve shqipëtarë, me Koncensione e PPP. Grup kriminal i vjedhjes së votës, zgjedhje lokale e të përgjithshme, me dosje të pa hetuara ende si ajo 184 e 339.

Grup kriminal i kanabizimit të të gjithë teritorit shqiptar e inkriminimit të strukturave shtetërore në biznesin e ashtuquajtur 30 përqindësh. Grup kriminal i pastrimit të parave në nivelet më të larta që ky vend ka pasur ndonjëherë. Grup kriminal që ka shkatërruar ekonomitë familjare të shqiptarëve duke çuar në emigrim masiv. Shqiptarët sot janë azilkërkuesit me numurin më të madh në Europë a thua se jemi në luftë.

Në nisje të kësaj detyre të re, ajo që premtoj është angazhimi im i pakufishëm që 25 Prilli të jetë një ditë referendumi popullor. Një referendum ku një sekt bie dhe një alternativë ngrihet. Një intrigë politike rrëzohet dhe një ditë e re lind për shqiptarët.

Zgjedhjet e 25 Prillit do të mbahen mend si fundi politik i një personi të rrezikshëm për vendin me emrin Edi Rama. Por, angazhimi im nuk është asgjë pa angazhimin tuaj, pa angazhimin e të gjithë strukturave të LSI, pa angazhimin maksimal te çdo anetari të saj, për të qënë pjesë e një fitoreje të madhe tonën por edhe të të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Unë po me mbyll me urim e Kryetares: Zoti ju bekofte ju dhe familjet tuaja!!!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *