AktualitetPolitike

Meta: Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate. S’ka marifet që e shpëton nga 25 prilli

Presidenti Ilir Meta reagon pas shkrimit të bërë sot nga kryeministri Rama, i cili e quante atë makinist të tramvajit me shalqinj duke iu referuar programit politik të PD.

Meta ia kthen Ramës duke e quajtur profet të kokoshkave, ndërsa thekson se asgjë nuk e shpëton kryeministrin nga 25 prilli, data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit.

Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.

Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Meta në Facebook.

Image
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?