SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Ngjela: Nuk ma merrte mendja që opozita të ishte kaq lart.

Spartak Ngjela ka pranuar se ka mbetur i befasuar nga zhvillimet më të fundit në kampin opozitar, teksa votohet për kandidatët për deputetë me zgjedhje nga anëtarësia, si dhe pas propozimit për hapjen 100% të listave.

I ftuar sot në emisionin “Open”, të gazetares Eni Vasili, Ngjela ka deklaruar se janë dy risi, që ai i cilëson pjesë e një sistemi amerikan, demokratik.

“Janë dy risi, nuk ma merrte mendja që të ishte opozita në këtë nivel, dy janë risitë, hapja 100% e listave që s’ka asnjë rezervë, por më kryesorja është sistemi amerikan që ka futur, zgjedhja e kandidatëve nga populli.

Eshtë sistem amerikan, ta dini e ka bërë mirë apo jo, këtë e shikon kundërshtari, ky është sistem i konceptit amerikan, është koncept i ri, deri tani ka qenë kështu, unë jam kryetari, ti Spartak i dyti, ai i treti, por kjo është risi, socialistet e kane, ti që nuk di këndim, shko ministër për arsim.

Kjo është risi, jo vetëm kaq, por pasi kanë dalë këto, do të mblidhet një tryezë e re, kam përshtypjen që kjo risi e listave që 100% dhe renditja të vijë nga populli është demokratike”- tha Ngjela.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?