Politike

Rama del gjithe nerva nga mbledhja: S’jam i kënaqur as me veten time, lere më me drejtuesit politikë

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama në selinë e PS me drejtuesit e qarqeve.

I pyetur nga mediat nëse është i kënaqur me punën e drejtuesve, Rama tha se nuk është i kënaqur as me veten e vet e jo më me ata.

“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën.
Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lere më me drejtuesit politikë”, tha shefi i qeverisë.

Kujtojmë se kryeministri Rama u ka kërkuar të vetëve 74 mandate për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Ai vazhdimisht ka realizuar një sërë takimesh gjatë muajit shtator me drejtuesit e zgjedhur teksa rivali i tij politik, Basha ende nuk ka përfunduar fazën e përzgjedhjes.

I pyetur lidhur me kërkesën e opozitës së bashkuar për hapjen 100% të listave, Rama tha se kjo nuk ishte një çështje e tagrit të tij.

“Është në tagrin e grupit që merret me reformën zgjedhore”, tha Rama.

Për ironi, ky koment vjen nga kryetari i PS, që ka përfaqësuesin e tij në Këshillin Politik dhe që ka gatuar vetë mbylljen e listave dhe zhdukjen e koalicioneve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?