Ramës pas Turqisë e Athinës, niset sot pasdite në Gjermani

Kryeministri Rama do të niset pasditen e sotme në Gjermani. Rama shkon në Berlin si përfaqësues i OSBE dhe do të pritet nga kancelarja Angela Mekel.

Mësohet se në qendër të vizitës së Ramës në Berlin është integrimi i vendit në Bashkimin Europian dhe kriza e shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Java e fundit ka qenë tepër intensive për kryeministrin, i cili më datë më datë 11 shtator u nis papritur drejt Turqisë ku u takua me Presidentin Erdogan.

Më pas, në datat 15 dhe 16 shtator, Rama ishte në Athinë, ku u takua me homologun Mitsotakis dhe mori pjesë në një forum të organizuar nga “The Economist”. Në fokus të takimeve ishin dhe çështjet e hapura mes dy vendeve, si deti apo ligji i luftës.

Ndërkohë, ende pa u kaluar 24 orë nga mbërritja në Shqipëri, kryeministri do të niset drejt Berlinit.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments