Ekzekutimi i Bujar Çelës: 3 autorët të veshur si policë, qëlluan të gjithë njëkohësisht drejt viktimës

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dyshohet se 3 autorët kanë qenë të veshur si policë dhe kanë qëndruar gjithë kohën pranë lokalit ku u vra 50 vjeçari duke e pritur. Sapo ai ka parkuar makinën dhe ka dalë prej saj duke u drejtuar për në lokal, autorët kanë qëlluar të gjithë, njëkohësisht, drejt tij.

Nga kqyrja e trupit të viktimës dhe gëzhojave, dyshohet se atentatorët kanë përdorur armë zjarri pistoletë. Viktima është qëlluar nga vrasës profesionistë, të armatosur dhe të maskuar, të cilët nuk i kanë lënë mundësi as të reagonte.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia e Elbasanit por dhe Forcat Speciale RENEA e FNSH nga Tirana që kanë nisur krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Pak minuta pas kërkimeve, në fshatin Murrash, njësia administrative Papër, është gjetur një mjet tip Renault me targa AA 876 DC, tërësisht i djegur, i cili dyshohet se është i autorëve.

Bujar Çela punonte si taksist në zonë dhe priste udhëtarët që vinin nga Greqia. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të zonës, për të hedhur dritë mbi ngjarjen dhe autorët. Në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit janë ngritur pika kontrolli.

Ndërkohë, pronari i lokalit ku nodhi ngjarja është shprehur për mediat se në momentin kur ka ndodhur vrasja ai ka qenë në banak dhe nuk i ka parë atetnatorët dhe as nuk ka dëgjuar të shtëna. Dola ka thënë ai vetëm kur pash Bujar Çelën që ra në tokë. “Pinte kafe në mëngjes. S’ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja”, është shprehur pronari i lokalit.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments