SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Hajdari me parti të re, nuk i bashkohet partisë së Lymit.

Deputetja Rudina Hajdari do të formojë një parti të re me Nisma Thurrjen. Hajdari nuk do të ketë pjesë e Lëvizja Demokratike Shqiptare, që pritet të drejtohet nga Myslym Murrizi, por do të krijojë partinë e saj. Nuk dihet ende emri i partisë, apo detaje të tjera për të, por pritet që ajo të zyrtarizohet në ditët në vijim.

“Do të krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Javën tjetër nisim takime nëpër rrethe”, shprehet ajo për Report TV.

Ndërkohë, pak ditë më parë deputeti Halit Valteri zbuloi logon e partisë më të re, Lëvizja Demokratike Shqiptare, pjesë e së cilës është edhe vetë. Kjo parti është krijuar nga grupi i deputetëve opozitarë të dalë nga listat e PD-së. Ajo do të garojë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, për të cilat nuk është përcaktuar ende një datë zgjedhjesh. Opozita kërkon 18 prillin, ndërsa PS-ja kërkon që zgjedhjet të zhvillohen në çdo datë, përveç 2 majit.

J.V/Dosja.al 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?