Udhëzimi i PD/ Dega 7 fillon vrullshëm procesin e përzgjedhjes së kandidateve për deputet.
Dega 7 e Partise Demokratike per Tiranen, ka filluar fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Të ngarkuar me këtë proces janë dhe Mirela Bogdani, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko.
Gjate prezantimit te udhezimit te deges ne qender, pati diskutime dhe propozime konkrete nga anetare te kryesise se kesaj dege. Ajo qe binte ne sy ishte fakti se ka nje fryme pozitive ne lidhje me kete udhezim per menyren se si do perzgjidhen kandidatet per deputet.
Kete fakt e ka bere te ditur edhe Kryetari i kesaj dege, Lefter Geshtenja, ne nje status te tijin ne rrjetet sociale.
Ja postimi i plote:
Mbrëmë pata kënaqsinë që bashkë me Grupin Qëndror të Koordinimit z.Aldo Bumçi, z. Roland Bejko, zj. Mirela Bogdani dhe kryesinë e PD Dega 7, të hedhim hapin e parë në proçesin e përzgjedhjes së kandidaturave përfaqësuese politike për pushtet qëndror dhe lokal.
Nga sot PD Dega 7 nis proçesin e përzgjedhjes së kandidaturave përfaqësuese të saj.
Një proçes risi jo vetëm për PD por për gjithë politikën shqiptare. Ky proçes èshtë i bazuar në modelin e Konservatorëve Anglezë. Ky proçes i jep anëtarëve të Partisë Demokratike pushtetin dhe të drejtën e identifikimit, propozimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve politikë në nivel qëndror dhe lokal.
Ky proçes na jep mundësinë që të zgjedhim më të mirët mes demokratëve. Besimplotë që Dega 7 do të bëjë më të mirën e mundshme në këtë proçes”-perfundon statusin e tij, Lefter Gështenja.