OBSH: ‘Mos përdorni doreza’, rrisin mundësinë e infektimit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vijon me ndryshimet e herëpasherëshme në rekomandimet e saj.
Së fundmi, ajo nuk ka rekomanduar përdorimin e dorezave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
OBSH thekson se një praktikë e tillë rrit mundësinë e vetëinfektimit dhe atë të transmetimit te të tjerët.
“Në ambiente publike si supermarketet, përveç ruajtjes së distancës fizike, OBSH rekomandon vendosjen e dezinfektantëve në hyrje dhe dalje”, thuhet në udhëzimin e publikuar në ëeb-faqen zyrtare të organizatës.
OBSH bën të ditur se përmirësimi i praktikave higjieno-sanitare ndihmon vendet që ta parandalojnë përhapjen e COVID-19.