Përfundon takimi i Kim me Ramën

Politike

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, në Shqipëri janë turbulluar sërish ujërat e politikës.

Opozita doli në rrugë për protestë dhe në këto kushte, Yuri Kim ka shkuar në Kryeministri për një takim me Ramën, takim i cili ka zgjatur rreth një orë. Tema e diskutimit mendohet se ka qenë pikërisht situata aktuale në vend.

Nga ana tjetër, pak më parë kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me ambasadorët e BE.

Ndërkaq, nesër në 19:30, do mbahet një tjetër protestë e Alencës së Teatrit bashkë me opozitën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *