Pas 11 Maj/ Ja zonat ku lëvizet pa autorizim dhe si ndryshojnë oraret

Aktualitet

Sipas asaj që ka bërë publike Edi Ramë në Facebook e tij, nga e hëna që vjen e gjithë Shqipëria është shpallur zonë e gjelbër, përveç Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Fierit, Krujës dhe Kurbinit

Pra përjashtuar këto qarqe, në të gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë lëvizet me këmbë dhe makina pa autorizim.

Gjithashtu do të ndryshojë dhe fasha e orarit. Në zonat e gjelbra lëvizja do të jetë deri në orën 21:00 dhe nuk do të ketë kufizime në fundjavë.

‘E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00.

Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

 Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha:

Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç’, shkruan Rama në Facebook.

Image
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments