Aktualitet

Nano telefonon Veliajn: Mjaft-i mi prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën

Sot ka nisur prishja e shkollës së famshme, gjimnazit “Sami Frashëri” për t’u rindërtuar nga e para brenda shtatorit të ardhshëm.

Ndërkaq, ka folur kryetari i Bashkisë Erion Veliaj duke thënë se e kanë kontaktuar shumë personazhe të njohur të cilët kanë mësuar e kanë kujtime të vyera nga kjo shkollë. Mes tyre edhe ish-kryeministri Fatos Nano.

“Sot kam komunikuar duke filluar me dajën me Dash Shehin, me Presidentin Meta, me ish kryeministrin Fatos Nanon i cili më dha batutën që nuk e prisja. Shoku Fatos është i njohur për batutë e humor.

Mjaft-i mi prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën. I premtova që do e ftojmë në inagurimin e shkollës së re”, u shpreh Veliaj për Top Channel.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania