Kapen 75 kg kokainë, në pranga një shqiptar

Aktualitet

Shqiptari 24-vjeçar, pa precedentë penalë dhe pa rezidencë fiks në Itali, kishte rënë disa herë në sy të karabinierëve për sjellje të çuditshme teksa lëvizte nëpër rrugët e qytetit me makinën e tij. Ai e parkonte gjithmonë makinën në garazhin e një 46-vjeçari nga Roma.

Me dyshimin se të dy mund të kryenin ndonjë aktivitet ilegal, karabinierët kontrolluan banesën e romanit, ku gjetën 64 pako me kokainë, disa të fshehura në pjesë të ndryshme të makinës së shqiptarit, gjithsej 75 kilogramë.

Sasia e kokainës, me vlerë rreth 4 milionë euro, ishte për t’u shitur në rrugët e Romës e zonat rreth saj. Tashmë italiani e shqiptari janë në burgun e Regina Coeli, në pritje të masës së sigurisë nga autoritetet gjyqësore.