”Kemi më shumë se 100 vatra aktive”, Manastirliu flet për planin e rihapjes

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpalosur planin e rihapjes me anë të lehtësimit të masave duke thënë se hapja do të kalojë në 4 faza.

Faza e parë, ajo që nis nga 4 maji do të marrë minimumi 2 javë për të parë ecurinë që do të varret nga qytetarët e infektuar në një ditë, ata të shtruar në spital si dhe ata që janë të intubuar.

Ajo thotë se bizneset duhet të bashkëpunojnë duke zbatuar protokollet ose në rast të kundërt do të përballen me përgjegjësitë ligjore.

”Kemi më shumë se 100 vatra aktive. Numri i të shtruarve në spital i qëndrueshëm. Komiteti Terknik ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit të masave, në të dhënat e sotme, dhe prekjes në të gjitha qarqet.
Ka disa kritere
Epidemiologjik

Kapacitete spitalore
Burimet e kontrollit
Paketa e masave të lehtësimit përcakton disa parime bazë. Hapja do jetë graduale, minimum 2 javor për lehtësimin e masave.
Nga faza 1 në 2 do të mësohet për rastet ditore, numrin e qytetarëve dhe rastet që trajtohen në terapi intensive.
Fillimisht hapen aktivitetet me më shumë efekt ekonomik dhe më pak tek virusi. Do hapen me protokolle strikte. Flasim për tre risqe, të ulët, të mesëm, të lartë.
Paralelisht përhapja e aktiviteteve do të shoqërohet me lëvizjen të paktën 2 muaj nga momenti i hapjes. Me lehtësimin e kujdesshëm të masave po rrisim dhe kapacitetet spitalore.
Lehtësimi përfshin 4 faza. Sipas OBSH. Po ngrihet dhe Task- Froca ndërinsticuionale. Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim me biznesin që kanë përgjegjësi morale dhe ligjore. çdo biznes duhet të zbatojë me përpikmëri masat e kushteve, higjienën, distancimin fizik. çdo biznes duhet të marrë protokollin përkatës.”- tha Manastirliu.