Majko: Nga e shtuna parashikojmë fillim të lëvizjeve të kufizuara me Italinë e Greqinë

Aktualitet

Ministri i Diasporës Pandeli Majko bën me dije se duke filluar nga dita e shtunë do të kemi një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjes së kufizuar sidomos me Greqinë dhe Italinë.

“Mendoj nga e shtuna dhe në vazhdim me një parashikim timin, por theksoj janë mjeket ata që do të vendosin, do të kemi një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuar sidomos me Italine e Greqinë që i kemi vendet fqinje”, tha ai.

Më tej Majko thotë se pavarësisht kësaj gjërat nuk janë aq të thjeshta. Kujtojmë se qeveria gjatë kësaj jave ka filluar me lirimin e lëvizjes, ndonëse në vendderi më tani raportohen 609 të infektuar dhe 26 viktima nga Covid-19.

“Trupi diplomatik është për tu falenderuar duke pasur parasysh numrin që kanë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Sot që flasim në ministrinë e Jashtme është krijuar njësia e emegjencës. Kërkoj mirëkuptimin e kujtdo që nuk i hapet telefoni në një moment të caktuar. Jemi në një gjëndje të pazakonte

Mendoj nga e shtuna dhe në vazhdim me një parashikim timin, por theksoj janë mjeket ata që do të vendosin, do të kemi një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuar sidomos me Italine e Greqinë që i kemi vendet fqinje. Por mos kujtoni se gjërat janë të thjeshta. Te dielen pata një mbledhje me keshillin e koordinimit te diaspores.

 Kemi shumë probleme për rastet e njerëzve që kanë lënë amanet për tu prerë në atdheun e tyre. Keta jane nga SHBA e distanca shume më të largëta. Ky është rast specifik me të cilin po merremi. Besoj se secili sipas mënyrës së vet ka një gamë të gjerë problemesh me të cilat ministria e Jashtme me atë të Brendshmen po merret dhe ne kemi bërë të pamundurën ti ndihmojmë”, tha Majko për Ora News.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments