Flet përgjegjësi i karburantit në Vorë: Qazim Ismaili ishte në punë deri para dy ditësh (RRËFIMI)

Aktualitet

Fatmir Myftari, përgjegjës i karburant Kastratit në qendër të Vorës në një bisedë telefonike me Dosja.al pranoi se Ismaili ishte pompist në këtë stacion, si dhe rrëfeu se ai ka qenë atje deri para dy ditësh.

Featured image of article: Mjeku pompist iku në Itali/ Flet përgjegjësi i karburantit në Vorë: Qazim Ismaili ishte në punë deri para dy ditësh (RRËFIMI)

Kaburanti dhe Qazim Ismaili31 Mars, 2020 13:24

TIRANË- Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali, (historinë e të cilit Dosja.al e publikoi sot ekskluzivisht).

Fatmir Myftari, përgjegjës i karburant Kastratit në qendër të Vorës në një bisedë telefonike me Dosja.al pranoi se Ismaili ishte pompist në këtë stacion, si dhe rrëfeu se ai ka qenë atje deri para dy ditësh.

“Qazim Ismaili është punonjës i këtij karburanti. Ka punuar këtu për shumë kohë si pompist. Deri para dy ditësh ai ka ardhur rregullisht në punë. E morën për në Itali dhe u largua”, -tha Myftari për Dosja.al.

Qazim Ismaili është pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali. Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali.

(F.g./dosja.al)

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments