Aktualitet

Maskat e skaduara, shpërthen mjeku i njohur: Na keni poshtëruar. Ti politikan ke bërë një krim të pështirë

Profesori dhe mjeku i njohur, Gëzim Xhepa, ka reaguar ashpër lidhur me denoncimet e djeshme ku u tha se janë shpërndarë mijëra maska mbrojtëse për mjekët, të skaduara dhe të rrezikshme për shëndetin.

Mjeku ka ngritur alarmin duke thënë se magazinimi i tyre i gjatë, 9 vjeçar, i bën maskat joefektive, por dhe të dëmshme për shëndetin.

“Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur… Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm… Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh…, bile në shumë raste dhe pluhrash…

Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore….Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin…”, shkruan mjeku.

Ndërkaq ai shprehet se ai dhe personeli mjekësor ndihen të mashtruar dhe të keqtrajtuar që u janë vënë në dispozicion masak të tilla kercenuese për shëndetin.
“Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi…”, shton ai.

Më tej Xhepa ka hedhur akuza ndaj atyre zyrtarëve që kanë pasur dijeni për një fakt të tillë dhe e kanë mbajtur të fshehtë.

Postimi i Xhepës:
Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi…, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash…: Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur…

Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm… Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh…, bile në shumë raste dhe pluhrash… Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore…. Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin…

Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!!!

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?