Himariotët janë duke përgojuar sot father Karavellen, një personalitet të kishës ortodokse
Nikollaq Neranxi
Po lexoj statuse te ndryshme te himarioteve te cilet po akuzojne per nje ligj per pronat, nje njeri te cilin une e respektoj dhe e admiroj shume, por jo vetem une. Himariotet jane duke pergojuar sot father Karavellen, nje personalitet, vlerat e te cilit ne sherbim te kishes ortodokse dhe humanizmi i tij, jane te njohura boterisht. Personaliteti i Father Kozma Karavelles eshte vleresuar nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, duke e shpallur ate si nje mik te ngushte.
Personalisht kam shkuar per ta takuar rreth tri vite me pare ne Washington, ne kishen ortodokse St. Kostantin and Helen Annapolis Maryland ku ai sherben. Kam shkuar ti kerkoj ndihme per problemin e pronave te Himares dhe kam zbuluar tek ai nje mik te madh te himarioteve. Edhe per avokatin Simo Dhima qe ka kontribuar per kete ligj, gezoj shume respekt!
Cdo sugjerim qe i ka ardhur qeverise zhqiptare nga Father Karavella per ligjin e pronave dhe pajisjen e himarioteve me certifikate pronesie, nuk mund te jete tjeter vecse dashamirese dhe pozitive. Prandaj iu bej thirrje himarioteve te mos nguten ne nxjerrje konkluzionesh. Himariotet kane 30 vite qe presin Greqine ti ndihmoje per te marre certifikatat e pronesise dhe deri tani nuk kane gjetur zgjidhje, rruge per te cilen une asnjehere s’kam qene dakord. Ky ka qene nje gabim i madh, cmimin e te cilit po e paguajne sot.
Tani qe ka nje kontribut nga himariotet e Amerikes, cne qe nuk po ju pelqen dhe s’keni durim? A keni kerkuar zgjidhje te problemit te pronave apo thjesht keni dashur te mashtroheni nga disa individe me agjenda personale ketej dhe andej kufirit?
Tregohuni me te pjekur dhe jepni mendimin tuaj kur te jeni me te qarte dhe mbi te gjitha kur ta kemi ligjin te plote. Nese ai nuk mbron te drejtat tona pronesore, do gjejme hapesira ligjore per ta ndryshuar.
Himariotet e ndershem, duan regjistrimin e pronave, nuk kane axhende tjeter pervec kesaj! Kush do te merret me politike, gjeopolitike dhe probleme etnike, lerini ne hallet e tyre!