Panik tek selia e PS/ I maskuar me kapele dhe pistoletë gati për ta shkrepur…

Aktualitet

Vladimir Gjuta është arrestuar ditën e sotme nga trupat e gardës që ishin pranë selisë së PS, 10 minuta para të mbarojë mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, me një armë zjarri dhe gati për ta shkrepur.

Detaje të reja dalin nga arrestimi i tij. Gjuta ishte maskuar me kapele, xhup të zi, bluzë të kuqe dhe pantallona të errëta ndërsa në dorë mbante një çantë të zezë ‘Guçi’, brenda së cilës ndodheshin 100 mijë euro në momentin që është ndaluar.

Garda që po ruante pranë kryesisë së PS ka pikasur një person të dyshimtë dhe ndërsa kanë ndërhyrë për ta ndaluar Gjutës i ka rënë arma në tokë e cila ishte me fishekë në gojë. Mësohet se i arrestuari ka kaluar pesë herë pranë selisë së PS dhe herën e pestë ka dashur të kalojë në trotuarin në hyrje të kryesisë.

Në këtë moment ka ndërhyrë garda që po ruante në kryesi dhe e ka ndaluar. E kanë marrë 40 vjeçarin nga hyrja e selisë së PS drejt bankës dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Në komisariat policët kanë parë se pistoleta kishte brenda  22 plumba.

Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pistoletën e kishte marrë me vete pasi do të thyente paratë. Kujtojmë se Gjuta u arrestua në kohën që ishte mbledhur kryesia e PS dhe në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Pas arrestimit të Gjutës me pistoletë e gati për të gjuajtur, garda ka shtuar sigurinë ndaj Ramës, i cili në seli ka ardhur me ‘Benz’ ndërsa është larguar me ‘Lincoln’ të blinduar.

Shkaku i ndalimit nga trupat e gardës ka qenë fakti që Gjuta qarkullonte nëpër Tiranë me armë zjarri dhe sipas gardistëve, ai kishte fishekë në ‘gojën’ e pistoletës, gati për të qëlluar.

Famëkeqi Vladimir Gjuta i arrestuar rreth 3 javë më parë pasi ka dhunuar dhe goditur me çekiç kushëririn e tij, por u lirua pa shumë sqarime nga hekurat e paraburgimit.

Ka qenë kushëriri i tij ai që e akuzoi Gjutën për dhunë, pasi ky i fundit e ka goditur me çekiç.

Nga goditjet i janë thyer disa dhëmbë si dhe një sy e ka të dëmtuar. Pas denoncimit policia u vu në lëvizje arrestoi Gjutën.

Sipas mjekësisë ligjore, goditja ka qenë e lehtë dhe më datë 5 shkurt, Gjuta ka dalë nga burgu pasi kushëriri i tij ka tërhequr denoncimin që ka bërë. Ndaj tij ishte caktuar masa arrest me burg për plagosje të rëndë.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta u arrestua edhe në vitin 2015 së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, si të akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Në vitin 2016 ai u arrestua përsëri, pasi këtë herë kishtë dhunuar babanë e tij. Çështja ndaj Gjutës është pushuar nga prokurorët Besnik Muçi dhe Edvin Kondili “për mungesë provash”./ newsbomb.al/

1581330215_gjutaa.jpg
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?