Manastirliu mbledh task-forcën: Po rrisim masat! Mos udhëtoni drejt Kinës

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për herë të dytë, pas shpalljes së emergjencës globale për koronavirusin nga OBSH.

 Manastirliu tha se pas shpalljes së emergjencës do të shtohen masat për të koordinuar çdo rast sipas shkallës së rrezikshmërisë.

“Pas shpalljes së emergjencës nga OBSH do të shtojmë masat për gjurmimin e rasteve. Po zbatojmë masat sipas shkallës së rrezikshmërisë. Shqipëria momentalisht është me shakllë të ulët rrezikshëmrie nga koronavirusi. 

Të gjitha masat që do të ndërmarrim do jenë në raport me shkallën e rezikshmërisë. Bazuar në rekomandimet e OBSH është i nevojshëm që të gjithë strukturat të forcojnë masat, në menaxhimin e situatës në kohë reale. Të rrisin survejancën aktive.

Do të rrisim masa për zbulimin e hershëm duke njohur shenjat. Të realizojmë izolime adekuate të rasteve, mbi udhezimet e OBSH. Të marrim masa për funksionimin e karantinës nëse do të gjykohet e nevojshem pas analziave të nevojshme rast pas rasti.

E kemi planin e masave dhe jemi duke e zbatuar atë në të gjitha pikat e kalimit kufitar…”, ka thënë ndër të tjera Manstirliu.

Manstirliu theksoi se në vendin tonë nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Kinës.

“Nuk ka asnjë rast më këtë virus por theksojmë se Shqipëria do të marrë masa për parandalimin e kësaj sëmundje pasi përvec Kinës janë edhe 18 vende të tjera që kanë patur raste të këtij virusi.

Kufizimi i njerëzve dhe mallrave me sa duket nuk është efektiv për parandalimin e kësaj sëmundjeje. I bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë në Kinë, të evitojnë këtë nëse nuk e kanë të domosdoshme.  

Jemi duke zbatur gjithë planin  e masave dhe kemi rritur këshillimin e personave që mund të udhëtojnë drejt Kinës. Do marrim masat për krijimin e një karantine nëse do të kemi raste me koronavirus”, shtoi ministrja.

Koronavirusi Kinez është kthyer në rrezik serioz për globin. Deri më tani regjistrohen mbi 7000 njerëz të infektuar dhe mbi 180 viktima.

Shqetësimi se ky virus mund të përhapet në gjithë botën ka bërë që OBSH ta konsiderojë një rrezik serioz dhe të shpallë emergjencën globale për koronavirusin.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments