Nga Skerdian Dhuli/ E shkuara nuk blihet dot.

Shkrime

Meqe lajmet e fcb dje u mbushen me festen e nje shkrimtari komunist si Ismail Kadare, po i them dy gjera jo per shkrimtarin po per komunistin. Sic e lexoni te gjithe, strofa e dyte e kesaj poezie kushtuar komunizmit nga biri i partise, Kadare, eshte kriminale per nga niveli i propagandes. Ai thote se honet ku nuk hyn dielli i partise jane krijuar per armiqte e saj. Dhe e dini kush ishin armiqte e partise ?

At Zef Pllumi me shoke. Pra kur Kadare ishte krah Partise, partia bente gjema te tilla duke masakruar njerzit neper burgje, kampe perqendrimi, pushkatime apo varje ne litar. Dhe e gjithe kjo barbari komuniste, kishte mbrapa propaganden e Kadarese. Nje njohes i komunizmit, pak me i mencur e me i vjeter se une, dikur me tha “komunizmi kishte dy shtylla ku mbeshteste propaganden dhe krimin. Mehmet Shehun me pushke, dhe Ismail Kadarene me pene”.

Pra, thene me troc, Kadare shkruante ate qe i duhej partise, e partia bente masakra mbi te paret tane. Por e keqja e Komunistit Kadare vazhdon me tej. Nese kthehemi pas ne kohe, ne vitet e para te komunizmit, u pushkatua, burgos, internua dhe u masakrua e gjithe elita e kombit. Ata me te shkolluarit, te lexuar, qe nuk e pranuan komunizmin qysh ne oret e para. Ndersa Kadare, kur e njohu veten u rreshtua kunder tyre. Pra kunder elites. Domethene, sipas Kadarese, armiqte e partise nuk e shihnin diellin qe shkelqente sepse ata jetonin ne hone e shkrepa. Dikush do thote se njeriu ka te drejte te ndryshoje mendim. JO. Kadare ndryshoi mendim pasi ja kishte gezuar te gjitha benefitet monstres parti, dhe pasi e pa se qoftelargu do thyente qafen.

Por deri atehere kishin kaluar 25-30 vjet . Dhe ky nuk eshte ndryshim mendimi per ceshtje parimore, por inat pasi nuk gezon me te njejtat privilegje. Komunizmi vrau e burgosi me pas shume nga bijt e tij, por kjo nuk i ben ata anti-komunist, por thjeshte komuniste qe i vriste partia e tyre. Beqir Ballukun e mbani mend besoj. Prandaj, kush sot mbeshtet Kadarene, shkel mbi eshtrat e te pareve tane. Ne qofshin te majte jane komuniste dhe jane ne shtratin e tyre, ne qofshin gjoja te djathte iane naive per te mos thene idjote. Ose bij komunistesh.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments