Meta publikon foton e Ramës me Merkel dhe i kujton zbatimin e 9 kushteve të Bundestagut
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama nga takimi i ditës së sotme me kancelaren Angela Merkel.
Ai ka përshëndetur angazhimin e Kancelares për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Sipas Metës, zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë.
‘Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë’, shkruan kreu i shtetit.