Patozi për Ramën: Jemi në emergjencë për tërmetin, jo fjalën e lirë

Aktualitet

Mes pjesëmarrësve të shumtë, prezentë ka qenë edhe kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, I cili është shprehur se ky projektligj është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte vendit në këtë moment.

Sipas Patozit, kryeministri Rama duhet ta shtynte për më vonë pasi Shqipëria është në gjendje emergjence nga tërmeti.

‘Ky projektligj është gjëja më e keqe që mund të vinte në këtë moment si për kohën, si për shtypin dhe për çdo gjë. Lajmi i mirë është që edhe në qoftë se miratohet, gjithçka nuk do të kalojë me kaq.

I vetmi mesazh që kisha për zotin Rama sot është që ta shtynte këtë ligj duke mos cënuar palët.  Shqipëria është në gjendje emergjence për tërmetin jo për fjalën e lirë, tha Patozi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?